English

Shba - Medvedev Në Shtëpinë E Bardhë Takohet Me Obamën Dhe Hillary Clinton

UASHINGTON, 24 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti rus Dmitri Medvedev mbërriti sot në mëngjes në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me homologun Barack Obama, ku merr pjesë veçanërisht sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, njofton një zyrtar i lartë amerikan. Përveç Clinton, këshilltari i Obamës për sigurinë kombëtare, gjenerali James Jones, ishte i pranishëm në Zyrën Ovale. Medvedev dhe Obama, të cilët takohen për herë të shtatë që prej fillimit të mandatit të presidentit amerikan në janar të vitit 2009, pritet të kalojnë një pjesë të mirë të ditës së bashku, për bisedime, drekë, një konferencë shtypi dhe një samit për këmbimet tregtare. Dy liderët do të takohen në fundjavë në Kanada në samitet G8 dhe G20. /I.Pu.
KOMENTE