Shba - Medvedev Nuk Përjashton Mundësinë E Rikandidimit Në Postin E Presidentit
PALO ALTO (Kaliforni), 24 qershor /ATSH-MIA/ - Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev deklaroi se nuk e përjashtonte mundësinë për të rikandiduar për një mandat të dytë në vitin 2012.
Gjatë një leksioni në Universitetin ''Stenford'' në Palo Alto, Kaliforni, Medvedev theksoi se ''nëse gjithçka shkon sipas planit dhe nëse ka mbështetje nga populli është sërish e mundur të rikandidohet".
"Të jesh president është punë shumë e ndërlikuar. Nëse dikush pohon, që në mandatin e parë se është i gatshëm të mbetet në funksion dy apo tre mandate, ai është njeri i cili e di çfarë bën", theksoi Medvedev./
a.jor.