English

Shba - Rreth 87 Senatorë Mbështesin Të Drejtën E Izraelit Për Vetëmbrojtje

E UASHINGTON, 24 qershor /ATSH-AFP/ - Rreth 87 senatorë amerikanë nga 100 nënshkruan një letër për presidentin, Barack Obama duke mbrojtur të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur përballë kërcënimeve të Hezbollahut, Hamasit dhe Iranit, njoftoi sot senati. Në letrën dërguar presidentit amerikan, Obama, të zgjedhurit theksojnë se mbështesin plotësisht të drejtën e Izraelit për tu mbrojtur. Në përgjigje të mijëra sulmeve me raketa kundër Izraelit nga ana e Hamasit në Gaza, Izraeli ka marrë masa për të penguar mallrat që mund të përdoren për kryerjen këtyre sulmeve. Përveç të tjerash, senatorët i kërkuan presidentit të parashikonte një vendosje të mundhsme në listën e organizatave terroriste të OJQ-së humanitare turke me tendencë islamike IHH./ /ec/ a.jor.
KOMENTE