English

Shkoder: Dita E Liqenit Me Nje Panair Artizanal Dhe Bujqesor

SHKODËR. 23 Qershor/ATSH-G. Marku/-Në Ditën e Liqenit, në Shkodër 45 biznese që ushtrojnë aktivtetet e tyre në të dy anët e kufirit Shqipëri- Mali i Zi hapën Panairin dy-ditor ndërkufitar artizanal e bujqësor, duke shfaqur vlerat dhe kulturat e prodhimeve artizanale. Panairi Artizanal e Bujqësor, që u organizua nga Forumi Ndërkufitar i Liqenit të Shkodrës, në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, Qëndren Rajonale të Mjedisit dhe Shoqatën e Artizanëve u frekuentua nga qytetarë të shumtë shkodranë dhe të ardhur nga rrethet e tjera. "Është i pesti vit që Forumi ynë Ndërkufitar i liqenit të Shkodrës organizon panairin e përbashkët Shqipëri-Mali i Zi.me pjesëmarrjen e bizneseve të artizanatit dhe të produkteve agro-bujqësore, të cilat janë tashmë traditë dhe kulturë e të dy vendeve që lagen nga i njëjti liqen",tha për ATSH-në kryetari i tij, Prof. Dr. Mahir Hoti. Nga 45 bizneset pjesëmarrëse nga të dy anët e kufirit, 32 janë nga Shqipëria dhe pjesa tjetër nga Mali i Zi. Hoti shton se "ky panair do të organizohet me pjesëmarrje të përbashkëta në kuadër të Ditës së liqenit, duke synuar prezantimin e mundësive për zhvillimin e ekoturizmit dhe turizmit të qëndrueshëm në rajon përmes shpalosjes së vlerave dhe prodhimit artizanal"./n.m/
KOMENTE