Sport-Botëror/ Grupi F, Italia Eliminohet Që Në Fazën E Grupeve
TIRANË, 24 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/ .-Një tjetër zhgënjim i madh nga ekipet europiane. Kampionia në fuqi e Botës, Italia, i bashkohet Francës, duke braktisur Botërorin 2010 që në raundin e grupeve, pas humbjes 3-2 me Sllovakinë, e cila ndodhej në fund të Grupit F me 1 pikë.
Robert Vittek shënoi dy gola për Sllovakinë, ndërsa goli i tretë u realizua nga Kopunek në minutën '89. Deri në minutën '81, loja ishte në avantazh 2-0 për sllovakët dhe vjen goli i shpresës për "të kaltërit" nga Di Natale.
Sllovakët thellojnë sërish avantazhin në 3-1, por vetëm 2 minuta më pas, Quagliarella shënon golin tjetër të Italisë. Në 4 minuta shtesë, skuadra e Marcello Lippi tentoi me ngulm për të marrë barazimin, që do ta çonte në fazën tjetër, por pa sukses.
Për Sllovakinë, ky është kualifikimi i parë nga faza e grupeve, që prej vitit 1974.
Grupi F
Sllovakia - Italia 3-2
Shënues: Vittek 24', 28', Kopunek 89'/ Di Natale 81, Quagliarella 92'
Sllovakia (4-2-3-1): Mucha; Pekarik, Skrtel, Durica, Zabavnik; Strba (Kopunek), Kucka; Vittek, Hamsik, Stoch; Jendrisek. Trajner: Veiss
Italia (4-3-3): Marchetti; Zambrotta, Cannavaro, Chiellini, Criscito (Maggio); Montolivo (Pirlo), De Rossi, Gattuso (Quagliarella); Pepe, Iaquinta, Di Natale Trajner: Marcello Lippi.
/s.s./