English

Sport-Botëror/ Japonia Kalon Grupin E, Mposht 3-1 Danimarkën

TIRANË, 24 Qershor/ ATSH - Gjergji Mima/ - Japonia kapi vendin e dytë në grupin E pas fitores bindëse 3-1 ndaj Danimarkës. Honda (17') dhe Endo (30') realizuan dy gola fantastikë direkt nga gjuajtja e lirë, ndërsa Okazaki (87') kompletoi fitoren. Për Danimarkën realizoi kapiteni i saj, John Dahl Tomason (81'). Sulmuesi i njohur nuk shënoi nga pika e bardhë, por topin e kthyer sërish në lojë nga portieri japonez e goditi sërish brenda rrjetës. Në një të tetat, Holanda do të përballet me Sllovakinë, ndërsa Japonia me Paraguain. Grupi E Danimarkë - Japoni 1-3 Shënues: Honda 17', Endo 30' Okazaki 87'/ Tomasson 81' Danimarkë(4-4-2): Sorensen; Jacobsen, Kroldrup (Larsen), Agger, S. Poulsen; Rommedahl, C. Poulsen, Jorgensen (J. Poulsen), Kahlenberg (Eriksen); Tomasson, Bendtner. Trajner: Morten Olsen. Japonia (4-3-3): Kauashima; Komano, Nakazaua, Tanaka, Nagatomo; Abe, Hasebe, Endo (Inamoto); Honda, Okubo, Matsui (Okazaki). Trajner: Okada.
KOMENTE