English

Stamboll - Erdogan Dhe Papandreu Diskutojnë Për Çështjen E Vizave Dhe Ekonominë Greke

STAMBOLL, 24 qershor /ATSH-MIA/ - Kryeministrat e Turqisë dhe të Greqisë, Recep Taip Erdogan dhe Jorgos Papandreu zhvilluan dje një takim, ku mori pjesë edhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu. Gjatë takimit në Stamboll, në kuadër të samitit të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SEECP), është biseduar për heqjen e vizave për qytetarët turq dhe ku Papandreu pranoi në parim idenë e sipërcituar. Erdogan dhe Papandreu biseduan edhe për krizën ekonomike në Greqi. Kryeministri grek pati dje edhe një takim me patriarkun Bartolemeu I./ a.jor.
KOMENTE