English

Topalli: Rama Deshtoi Në Përpjekjet E Tij Për Të Shtyrë Votimin Për Liberalizimin E Vizave

TIRANE, 24 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/- Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, tha të enjten në seancë plenare se Edi Rama dështoi në përpjekjet e tij për të shtyrë votimin për lliberalizimin e vizave për shqiptarët. "Është e vërtetë që pardje janë bërë të gjitha përpjekjet për të shtyrë procesin e votimit në Komisionin e Jashtëm të Parlementit Europian për liberalizimin e vizave", deklaroi Topalli, ndërsa theksoi se "z. Rama ka deshtuar në përpjekjet e tij për të shtyrë votimin". Duke replikuar me Kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili përshëndeti miratimin nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian rezoluten për liberalizimin, por u shpreh se jemi prej vitesh duke duartrokitur, Topalli tha se "kemi 20 vite që ecim në këtë proces". Znj. Topalli falenderoi të gjithë anëtarët e komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, që sipas saj, dje në orën 09.00 në momentin që u hap mbledhja, dhanë votën e tyre për liberalizimin e vizave për shqiptarët. "Nuk është rasti për të patur zi për një rast kaq të madh", vijoi Topalli, duke shtuar se kemi 20 vite që ecim në këtë proces. Por, u shpreh më tej Topalli, ka një shekull që ky komb është i izoluar dhe gjëja më normale është që të paktën sot të përshëndetet ky hap edhe pse siç theksoi ajo, "keni humbur shansin për të një vit rresht për të kontribuar për këtë ditë". /a.ke/
KOMENTE