Tiranë, 24 Qershor, NOA – Një sasi e konsiderueshme droge është mundur të sekuestrohet nga forcat e policisë së Tiranës në zonën e quajtur “Zogu i Zi”, ndërsa kanë kryer gjatë minutave të fundit një aksion policor në brendësi të saj.
Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni në mënyrë paraprake se deri tani është mundur të sekuestrohen 5.5 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë, ndërsa janë vënë në pranga 4 persona.
Këta të fundit, dyshohet të jenë pjesë e një grupi trafikantësh droge, ndërsa është duke u punuar për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të tij.
Ndërkaq, thuhet se në vendngjarje ka patur madje edhe shkëmbim zjarri, dhe se disa nga autorët e ngjarjes kanë mundur të largohen, pa u kapur dot nga forcat e policisë, të cilat janë duke punuar gjithsesi për ndjekjen e tyre.
Madje paraprakisht është bërë me dijeni nga burime se ka patur edhe një shkëmbimi zjarri mes tyre dhe policisë, ndërsa kjo e fundit ka rrethuar gjithë zonën e Zogut të Zi dhe është duke realizuar kontrolle ... (vijon).
n.e/NOA