English

Vlore: Moti Drejt Permiresimit, Rritje E Lehte E Temperaturave

VLORË, 24 qershor/ATSH-H.Koçi/.- Situata meteorologjike sot në gjirin detar të Vlorës do të ketë si tendencë përmirësimin. Vranësirat do të vijnë duke u pakësuar, ndërkohë që edhe vlerat e temperaturave do të shënojnë një rritje të lehtë të cilat, gjithsesi, do të mbeten brenda limiteve të një dite më pare. Ndërkohë, deti do të jetë i valëzuar. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ndryshojë gradualisht drejtimin në kuadratin Jug-Juglindje me shpejtësi nga 4-6 m/sek, deri në 8-10 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 24-26 gradë celsius dhe ato minimale në 14-16 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur. /a.ke/
KOMENTE