English

Vuante nga skleroza, ia fut vetes me goditje të fortë në kraharor

Durrës, 24 Qershor, NOA – Ndërsa vuan prej vitesh nga sëmundja e sklerozës për të cilën edhe mjekohet në vazhdimësi, një person është vetë-goditur ne kraharor me një mjet të fortë.

Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Durrësit, sipas të cilave, fjala është për 18-vjeçarin me inicialet A.SH, i cili paskëtaj ka shkuar në spitalin e Durrësit, i dëmtuar në kraharor dhe pas një ndërhyrje kirurgjikale, tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e policisë, lidhur me këtë ngjarje, u kryen veprimet e para hetimore nga të cilat rezultoi se i dëmtuari nuk është sulmuar prej askujt, por ia ka shkaktuar vetë vetes këtë goditje.

Po nga veprimet e para, rezulton se prindërit e tij nuk kanë dijeni mbi autorësinë e ngjarjes, ndërsa nga ana e policisë vazhdon puna për zbardhjen e ngjarjes dhe motiveve të saj.

Nga ana tjetër, materialet për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE