Afganistan - Isaf: Dy Ushtarë Humbin Jetën Në Jug Dhe Lindje Të Vendit
KABUL, 25 qershor /ATSH-ANSA/ - Dy ushtarë të Forcës ndërkombëtare për mbështetjen e sigurisë (ISAF) kanë humbur jetën në Afganistan, njoftuan sot burime zyrtare të ISAF nga Kabuli.
Ushtari i parë, theksohet në një komunikatë, ndërroi jetë sot në lindje të vendit për shkak të plagëve të marra gjatë një sulmi të rebelëve, ndërsa ushtari tjetër ndërroi jetë dje në jug të vendit pas shpërthimit të një pajisjeje shpërthyese të improvizuar (ied).
Nga fillimi i këtij 82 ushtarë të forcave aleate kanë humbur jetën në Afganistan, duke e bërë qershorin muajin më të përgjakshëm që prej fillimit të konfliktit në vitin 2001.
/e.v/