Prizren, 25 Qershor NOA – Nën operacionin e koduar “Apaqi”, forcat e policisë së Kosovës kanë mundur të konfiskojnë 7.5 kg substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit heroinë gjatë bastisjes se disa shtëpive në Ferizaj dhe Prizren.
Sikundër bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se kanë konfiskuar edhe 2615 euro, 22 fishekë 9 mm, si dhe 18 fishek të kal.7.65 mm.
Ndërkaq, thuhet se pas ndërmarrjes së operacionit të lartpërmendur, kanë mundur të ndalen dy vetura, që dyshohej se do të realizonin një dërgesë me substanca narkotike dhe destinacioni i kësaj dërgese ishin shtetet e Evropës Perëndimore.
Njëra nga këto vetura është konfiskuar nga ana e hetuesve dhe gjithashtu është konfiskuar edhe substanca narkotike e cila ka qenë e fshehur në mënyrë shumë të modifikuar.
Gjithashtu gjatë këtij operacioni janë arrestuar 6 persona të dyshuar, mes tyre një femër, me inicialet respektive F. M, I. K, F. N, B. H, B.H dhe Sh.H.
n.e/NOA