English

Axhenda Ndërkombëtare 25 Qershor 2010

----------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- DURBAN/NELSPRUIT/PRETORIA/BLOEMFONTAIN - Ndeshjet e fundit të kualifikimit për finalen e tetë me Spanjën që luan përballë Kilit dhe Brazili përballë Portugalisë. Grupi G - Portugali-Brasil, Core e Veriut - Bregu i Fildishtë. Grupi H - Kili - Spanjë, Zvicër-Honduras (18H30). HUNTSVILLE (Kanada) - Tetë vendet më të industrializuara në botë do të mblidhen në Toronto në kuadër të tensioneve mes SHBA-së dhe Evropës për strategjinë e rimëkëmbjes ekonomike botërore. TË TJERA --------------- ATHINË- Vazhdojnë hetimet pas atentatit dje në mbrëmje në zyrën e ministrit të Brendshëm ku si pasojë humbi jetën shefi i sigurisë i ministrit. LONDËR/NJU ORLINS (SHBA) - Kompania britanike e naftës ''British Petroleum'' njoftoi sot se shpenzimet e lidhura me ndotjen e Gjirit të Meksikës nga derdhja e naftës kanë arritur në 2,35 miliardë dollarë, thënë ndryshe rreth 1,9 miliardë euro. LOS ANXHELES - Fansat dhe familja e Michael Jackson do të kujtojnë sot njëvjetorin e vdekjes së mbretit të popit duke u mbledhur në mbarë botën, ndërkohë që mijëra persona pritet të marrin pjesë në varrezat ku prehet ylli i popit, në Los Anxheles. KABUL/UASHINGTON - Ndjekje e situatës pas emërimit në krye të forcave në Afganistan të gjeneralit, David Petraeus. SEUL - Presidenti koreanojugor, Lee Myung-Bak i kërkoi sot Koresë së Veriut të ndërpresë provokimet ushtarake ndërkohë që dy vendet kujtonë 60-vjetorin e shpërthimit të luftës mes dy Koreve. NJU JORK - Baroni xhamajkan i dyshuar i drogës, Christopher "Dudus" Coke, origjina e përleshjeve të dhunshme të muajve të fundit në ishullin e Karaibeve mbërriti dje në mbrëmje në Nju Jork pas ekstradimit të tij, njoftuan autoritetet gjyqësore. UASHINGTON - Dy dhomat e Kongresit amerikan miratuan një sërë sanksionesh kundër Iranit. / /ec/ a.jor.
KOMENTE