Belgjikë - Papa Benedikti Xvi Zëvendëson Ish-Peshkopin E Akuzuar Për Abuzime Seksuale
VATIKAN, 25 qershor /ATSH-AFP/ - Papa Benedikti i XVI emëroi në krye të kishës belge Jozef De Kesel në vend të Roger Vangheluwe, i cili dha dorëheqjen në muajin prill pasi u akuzua për abuzime seksuale kundër një adoleshenti, theksoi Vatikani.
Emërimi i De Kesel u bë pas një kërkimi nga policia belge në selinë e Kishës katolike në Malines-Bruxelles si pasojë e akuzave të ngritura për abuzime seksuale me minorenët kundër Roger Vangheluwe.
"Papa emëroi në vend të peshkopit të Bryzhit në Belgjikë Jozef De Kesel deri tani peshkop i Bulnas'', tha shkurtimisht në një komunikatë Vatikani./
/ec/ a.jor.