Johanesburg, 25 Qershor, NOA - Kampionati Botëror i futbollit “Afrika e Jugut 2010” sot do të njihet edhe me katër skuadrat e fundit, të cilat do arrijnë të kualifikohen për në fazën e dytë të tij.
Kështu, ndeshjet e fundit në grupin G do të përballin Portugalinë me Brazilin dhe Korenë Veriore me Bregun e Fildishtë, ndërsa në grupin H do të ndeshen Kili me Spanjën dhe Zvicra me Hondurasin.
Në këtë mënyrë do të zbardhen të gjitha enigmat se cilat do të jenë ekipet e radhës që do kalojnë në fazën e dytë, e cila u prin më pas çerekfinaleve të Botërorit të futbollit “Afrika e Jugut 2010”.
Në ndeshjet e mbrëmshme, janë kualifikuar Holanda dhe Japonia (Grupi E) dhe Paraguaji e Sllovakia (Grupi F). Ndërsa kampioni botëror, Italia, e cila në këtë kampionat duhej të mbronte titullin, humbi me Sllovakinë dhe madje zuri edhe vendin e fundit në grupin F.
n.e/NOA