English

G20 - Lula Anulon Udhëtimin Në Kanada Për Shkak Të Përmbytjeve Në Brazil

TORONTO, 25 qershor /ATSH-ANSA/ - Presidenti i Brazilit, Luis Inacio Lula da Silva, nuk do të jetë i pranishëm në samitin e G20-ës së Torontos për shkak të përmbytjeve që kanë goditur verilindjen e vendit të tij. Presidenti, sipas një zëdhënësi të qeverisë braziliane, do të qëndrojë në atdhe për të ndjekur nga pranë operacionet e shpëtimit për popullsinë e prekur nga përmbytjet. /e.v/
KOMENTE