English

Greqi - Qeveria Jep Miratimin Përfundimtar Për Projektreformën E Pensioneve

ATHINË, 25 qershor /ATSH-AFP/ - Qeveria greke dha sot miratimin përfundimtar për projektreformën e pensioneve, të kundërshtuar nga sindikatat dhe që pritet ende të marrë të votohet në parlament, njoftoi AFP-në një burim qeveritar. Ministri i Punës, Andreas Loverdos, pritet të përcaktojë gjatë një konference shtypi në mbrëmje, reformën që parashikon në vija të përgjithshme ta përgjithësojë moshën e ligjshme të daljes në pension, 65 vjeç dhe parashikon ulje të pensioneve. Projektreforma mori miratimin përfundimtar sot në mbledhjen e këshillit të ministrave. Qeveria socialiste greke është angazhuar në këto masa në kuadrin e marrëveshjes që ka arritur në fillim të majit me zonën euro dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar në këmbim të ndihmës financiare të premtuar prej tyre. Sindikatat greke, të cilat e konsiderojnë këtë reformë si një "shkatërrim" të sistemit të pensioneve kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme ditën e martë më datë 29, e pesta që prej fillimit të vitit. /I.Pu.
KOMENTE