English

Greqi, sulm terrorist pranë ministrisë, bomba shpërthen në duart e oficerit

Athinë, 25 Qershor NOA - Sulmi me bombë që vrau një oficer të policisë në Ministrinë Publike të Greqisë në Athinë, është quajtur një sulm terrorist. Denoncimin e ka bërë vetë kryeministri grek, Georges Papandreu, në një komunikatë.

“Terroristët nuk do të arrijnë qëllimet e tyre”, - tha Papandreu, duke shprehur pikëllimin dhe indinjatën e të gjithë grekëve për sulmin.

“Është një moment në të cilin në vendin tonë, njerëzit janë duke luftuar një betejë të përditshme për të kapërcyer krizën, ndërkohë që vrasësit frikacakë duan të minojnë demokracinë tonë, kompania greke do të ketë një përgjigje të cilën nuk e meritojnë vetëm nga shteti por nga shoqëria”, - shtoi ai.

Deri më tani asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për bombën që shpërtheu disa metra nga ministria e cila vrau kreun e sigurisë kombëtare, Xhorxh Vasilakis, babin e dy fëmijëve.

“Kam humbur një mik të dashur dhe një shok trim”, - tha ministri, i cili në kohën e shpërthimit ishte pranë vendit të ngjarjes.

Pakoja me bombën shpërtheu në duart e tij. Dëgjuam një zhurmë dhe pastaj u pa vetëm tym”, - tha zëdhënësi i policisë Thanasis Kokkalakis.

Sulmi i ditës së enjte ishte i fundit në këtë seri të cilat janë bërë nga grupe militantësh të majtë që krijuan dhe trazirat në vitin 2008. Kur mori këtë detyrë, Krisohoidis tha se do të përqendrojnë përpjekjet për t'i dhënë fund dhunës dhe si rrjedhojë në fillim të këtij viti gjashtë vetë u arrestuan me akuza për terrorizëm. Në vitin 2002 ministri ishte bërë një armik i hidhur i grupeve terroriste dhe kjo pas kishte vënë nënshkrimin mbi shkatërrimin e kësaj organizate.

r.b/NOA

KOMENTE