English

Kriza, liderët e G 20 mblidhen në Kanada

Toronto, 25 Qershor, NOA – Pas takimit të para dy muajve në Uashington, tashmë liderët e 20 vendeve më të zhvilluara të botës do të mblidhen në Kanada për të diskutuar mbi efektet e krizës ekonomike.

Në përfundim të takimit të mbajtur në Uashington pjesëmarrësit theksuan se paketat e ndihmës, të dhëna nga qeveritë, kanë hedhur fonde të konsiderueshme në ekonomitë kombëtare si dhe në mbështetje të institucioneve ndërkombëtare si FMN-ja dhe Banka Botërore.

Ndërsa këtë herë Pritet që Shtetet e Bashkuara do të argumentojnë për vazhdimin e shpenzimeve stimuluese për nxitjen e ripërtëritjes ekonomike, ngaqë shumë vende evropiane po i ulin taksat dhe po i zvogëlojnë përfitimet për ta luftuar rritjen e defiçitit buxhetor.

Ndërkaq, sot në Kanada, po mbahet edhe takimi i grupit G 8, i cili gjithashtu do të marrë në konsideratë efektet e krizës ekonomike globale.

Udhëheqësit e financave të 20 vendeve të pasura dhe në zhvillim gjatë samitit të Uashingtonit, thanë se ekonomia globale po rimëkëmbet më shpejt se ç'pritej. Bota u përball gjatë dy viteve të fundit me recesionin më të rëndë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

n.e/NOA

KOMENTE