Kriza - Rumani - Turma Kundër Masave Të Kursimit, Tenton Të Sulmojë Presidencën
ROMË, 25 qershor /ATSH-ANSA/ - Rreth njëmijë persona dolën protestuan sot në Bukuresht dhe tentuan të sulmonin selinë e presidencës, para se të bllokoheshin nga policia, në një manifestim kundër masave të kursimit që janë parashikuar për t'u përballur me krizën e rëndë që po godet vendin, thuhet sot në botimin elektronik të "Voice of Russia".
Turma doli sërish nëpër rrugë dhe më pas u shpërnda nga policia, pikërisht kur qeveria njoftoi se po punonte për të përgatitur masa alternative për reduktimin e deficitit, kur vetëm disa orë më parë Gjykata e Lartë e përjashtoi planin e miratuar më parë pasi sipas saj thyheshin disa ligje të Kushtetutës.
Rumania kërkoi dhe mori nga FMN-ja një borxh prej 20 miliardë dollarësh, dhënia e të cilave aktualisht është ngrirë, në pritje që Bukureshti të konkretizojë masat për reduktimin e borxhit.
/e.v/