Muzikë - Jackson - Dy Mijë Fansa I Bëjnë Homazh "Mbretit Të Popit"
LOS ANXHELES, 25 qershor /ATSH-AFP/ - Rreth dy milionë fansa u mblodhën sot në mëngjes në varrezën Forest Lawn, në periferi të Los Anxhelesit për të përkujtuar përvjetorin e parë të vdekjes së Michael Jackson, njoftoi një gazetar i AFP-së.
"Është dukshëm më pak nga sa kishin njoftuar më parë autoritetet, të cilat mendonin se do t'u duhej të kontrollonin një fluks të përhershëm prej rreth 5 000 personash, siç tregojnë masat tepër të mëdha të sigurisë dhe dhjetëra gazetarë të grumbulluar përpara rrethimit të varrezës që në agim.
Orët e fundit të mëngjesit, nuk ndodhi asnjë lëvizje masive dhe fansat ndërronin njëri-tjetrin në grupe të vogla për t'u ngjitur në kodrën që të çon në Mauzoleun ku prehet "mbreti i popit", në këmbë ose me makinë.
NË orën 11:00 (18:00 GMT), rreth 2 000 fansa kishin shkuar në varrezë, njoftuan policia dhe zyrtarët e varrezës.
Muzoleu ku prehet trupi i Michael Jackson vazhdon të jetë i mbyllur për publikun. Agjentët e sigurisë u kërkojnë fansave, të shtyrë pas barrierave të sigurisë, të mos qëndrojnë atje më tepër se disa minuta.
Michael Jackson vdiq më 25 qershor të vitit 2009 në moshën 50 vjeç nga një mbidozë medikamentesh në shtëpinë e tij në Los Anxheles, pak përpara kthimit të pritshëm në skenë në Londër.
/I.Pu.