Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
PRISHTINË, 25 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
Një grup serbësh kanë hyrë nga Serbia në Kosovë në mënyrë të dhunshme - "Carlazarët" thyejnë kufirin e Kosovës - Një grup serbësh që dyshohet se janë pjesëtarë të së ashtuquajturës "Garda e Car Lazarit" kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës pa dhënë as emrin në pikën kufitare në Jarinje. Burime të gazetës kanë bërë të ditur se një grup serbësh, rreth orës 15:00, kanë hyrë në kufirin e Kosovës në Jarinje të Leposaviqit, duke shpërfillur Policinë kufitare të Kosovës dhe atë të EULEX-it
Tituj të tjerë:
NATO-ja e shqetësuar me praninë e MUP-it në veri
Britania: Serbia në BE pasi t'i zgjidhë problemet me Kosovën
Në korrik kthehen gjyqtarët në Mitrovicë
Kushtetuta në nevojë për gjallërim
Dell: Marrja me biznes në Kosovë paraqet rreziqe
"Bota Sot"
Pavarësia është realitet, ajo është miratuar me votat e popullit të Kosovës - Ministri britanik Lidington në Kosovë
Tituj të tjerë:
Ficxherald: Kufiri me Serbinë problem politik - Siguria në Kosovë është çështje vitale për Evropën Juglindore
"Garda e Car Llazarit" dhe grupi fashist "Obraz" hyjnë në Kosovë - Shpërthehet pika kufitare në veri
Shteti dhe ndërgjegjja e kombit
Integrimi ndërshqiptar t'i paraprijë integrimit euroatlantik
"Lajm"
Lëvizja për Integrim dhe Bashkim mbajti tribunën "Integrimet ndërshqiptare dhe ato euro-atlantike" - A mund të krijohet një "Beneluks Shqiptar"?
Tituj të tjerë:
Pozita dhe opozita në Prizren vazhdojnë ta fajësojnë njëra-tjetërën - Gjithëçka në pikën zero
MPB-ja u "bindet" rekomandimeve të BE-ë - Nuk hapet tenderi për pasaporta biometrike
Vidhet përsëri Memorali i Dëshmorëve në Penuhë të Podujevës - Debat televiziv për Memoraialin e Dëshmorëve
Sllovakët i eliminojnë kampionët e botës
"Tribuna shqiptare"
Flet Ulrike Lunaçek - Në BE, si dy vende të pavarura
Tituj të tjerë:
Tiranë - Përplasen për Çamërinë
Prishtinë - S'vihet në dyshim statusi
Shkup - Ankohen nënoficerët
Së shpejti një vendim gjykate për kontekstin "Rrokum TV"-IPKO
Sfidat e politikës shqiptare në Maqedoni - Bashkohuni për shqiptarët!
Reagon Avokati i Popullit
"Express"
Pikat që s'preken - Gjatës bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit nuk do të hapet çështja e statusit dhe as ajo e ndarjes. Kjo është porosia që ka sjellë në Prishtinë David Leddington, Ministër për Evropë i Mbretërisë së Bashkuar. Ai tha se Londra dhe zyrtarët në Bruksel po angazhohen që BE të dalë me qëndrim të përbashkët për opinionin e GJND-së.
Tituj të tjerë:
Pa dell dhe guxim - Ambasadori Amerikan Christopher Dell ka kritikuar qasjen e institucioneve kosovare për zhvillimin ekonomik.
Viti i mbrapshtë
Përplasen për pronë në Skënderaj
Teleshe me deputetë
QKUK-në e shkatërroi politika
"Zëri"
Shumë skandale në AKP - Një mal shkresash në Agjencinë Kosovare të Privatizimit
Tituj të tjerë:
S'ka kthim prapa, Kosova është e pavaur
Ushtruesit e detyrës në rritje
Sadriu shkarkohet sot "me letra"
Policia po plaket - Janë 1 mijë e 147 pjesëtarë të policisë që do të duhej të shkonin në pension të menjëhershëm
Editoriali - Trekëndëshi i Bermudeve
Gjykohen hajnat e votave - Shtatë komisionarë nga Demjani i Gjakovës do të ulen në "bankën e zezë" për t'u përballur me akuzat për vjedhje të votave.
Opinione - Politika kosovare: balona që do të pëlcasë
"Epoka e Re"
Lavdërojnë Lunaçekun - Projektrezoluta hap shtigje për njohje të reja
Tituj të tjerë:
Pavarësia, proces i mbyllur - Ministri për Evropë i Britanisë së Mdhe, David Lidington
Tri kushtet e AKR-së për bisedime me Serbinë
Sot Samiti i Prizrenit - Sejdiu, Topi, Ivanov dhe Vujanoviq mblidhen në Prizren
Policia e Kosovës dhe FSK-ja, dy tregime të suksesshme
"Kosova Sot"
Koordinim evropian, pas vendimit të GJND-së
Tituj të tjerë:
Privatizimi i pasigurt në Gjakovë
Ngushtohet veprimi i prokurorëve të EULEX-it
Trusti, 17.2 milionë euro humbje
Editoriali - Dështimi i një drejtori politik
"Infopress"
Pas GJND-së assesi prapa - Britania e Madhe mbetet e përkushtuar të mbështesë pavarësinë e Kosovës
Tituj të tjerë:
Sot nis Samiti i Prizrenit
AKR-ja ka vlerësuar se Kosova nuk duhet të pranojë kurrëfarë bisedimesh me Serbinë, qofshin ato edhe për çështje teknike.
Reforma në ekonomi
Në kompleksin memorial "Adem Jashari", internet pa tela.
/s.s./