Pheniani Kërkon Nga Uashingtoni 65 Trilionë Dollarë Dëmshpërblim Për Dekadat E Armiqësisë
SEUL, 25 qershor /ATSH-MIA/ - Koreja e Veriut kërkoi nga SHBA-ja një dëmshpërblim në shumën 65 trilionë dollarë për dekadat e armiqësisë që Uashingtoni ka shfaqur ndaj Phenianit, njoftuan burime të ndryshme.
Kërkesa të këtilla u paraqitën edhe në janar të vitit 2007 në një gazetë koreanoveriore, pasi ishin marrë parasysh qytetarët e vrarë në Luftën e Koresë të viteve 1950-53 dhe humbje të tjera në Veri gjatë veprimeve luftarake dhe pas tyre.
Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut përkujtojnë sot 60-vjetorin e fillimit të Luftës së Koresë, që përfundoi me nënshkrimin e një armëpushimi.
Por, edhe sot Seuli dhe Pheniani janë teknikisht në gjendje lufte.
Sipas dokumentit, 40 për qind e kërkesave për dëmshpërblim janë për qytetarët e vrarë të Koresë së Veriut.
"Populli ynë ka të drejtë ligjore të marrë dëmshpërblim për gjakun e derdhur", theksohet në
dokument./
a.jor.