English

Prishtine - Shoqeria Civile Apelon Per Perfshirjen E Kosoves Ne Procesin E Liberalizimit Te Vizave

PRISHTINË, 25 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më shumë se tridhjetë organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar sot udhëheqësve dhe vendim-marrësve evropianë me një apel për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. "Të gjithë ne, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, ndihemi të bllokuar dhe harruar", thuhet në apel, ku tërhiqet vëmendja se "Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon akoma i përjashtuar nga procesi i liberalizimit të vizave". "Koha është që premtimet të kthehen në vepra. Evropa nuk mund t'i lejojë rreziqet e ndërlidhura me izolimin dhe getoizimin e Kosovës", thekson apeli. "Ne fuqishëm besojmë se koha është që Qeverisë tonë t'i epet e njëjta mundësi e barabartë të realizojë reformat e kërkuara për udhëtim pa viza", shtohet më tej në apelin e nënshkruar nga 32 organizata. "Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve dhe vendim-marrësve evropiane që t'i japin Kosovës udhërrëfyesin dhe që formalisht ta përfshijnë Kosovën në dialogun e vizave menjëherë. Kosova si asnjë vend tjetër në rajon ka nevojë për fuqinë transformuese të procesit integrues evropian dhe ne, si të gjithë të tjerët, dëshirojmë të jemi pjesë e Evropës", theksohet në apelin e shoqërisë civile kosovare. /a.ke/
KOMENTE