Soft News - Itali - Një Gjyshe 87 Vjeçe Kërkon Të Martohet Me Një 49 Vjeçar!!!
ROMË, 25 qershor /ATSH-ANSA/ - Përpjekja e një tetëdhjetëvjeçareje italiane për të sfiduar perceptimet sociale duke u martuar me një burrë 38 vjet më vogël se ajo u ''ngri'' nga ndërhyrja ligjore e minutës së fundit nga mbesa e saj që jetonte në SHBA.
Ines Orsolini, ish-mami 87-vjeçe që ende konsiderohet e bukur në zonën ku jeton pavarësisht moshës së saj, ishte gati të martohej me ekspertin elektronik 49-vjeçar Daniele Bernardi të hënë përmes një ceremonie civile.
Por, kur lajmi i martesës u bë publik në bashkinë e komuniteti ku jetonte gruaja shkaktoi një ''katrahurë'' të konsiderueshme në Versilia, në rajonin e Tuskanisë ku jetonte çifti që ishin takuar për herë të parë gjatë një ekskursioni.
Thashethemet nisën të qarkullonin, kryesisht lidhur me një pasuri të tërë në prona të patundshme që zotëronte Orsolini, se martesa do të kryhej në Pievepelago, afër Modenës në rajonin fqinj me Emilia Romanja, ku ajo zotëron po ashtu prona dhe kur këtë lajm e mori edhe mbesa e saj ajo menjëherë u kthye nga San Françisko.
Mbesa, Lian Orsolini, e cila ishte 49 vjeçe sa dhëndri, u kërkoi gjykatësve të zonës të pezullonin martesën për shkak të dyshimeve të saj për kapacitetin dhe kthjelltësinë mendore të gjyshes të saj 87-vjeçare për të vendosur për veten.
Gjykatësit ranë dakord për të plotësuar kërkesën e trashëgimtares, duke pezulluar martesën.
Çifti, i acaruar nga thashethemnaja që kërkesa e tyre për martesë shkaktoi, u largua nga qyteti./
/i.p/