English

Soft News - Rusi - Hedh 260 Mijë Euro Në Rrugë Për Të Shmangur Policinë

MOSKË, 25 qershor /ATSH-ANSA/ - Për t'iu larguar policisë që po e ndiqte, i dyshuar për korrupsion, një funksionar i agjencisë federale të peshkimit hapi xhamin e makinës së tij dhe hodhi 10 milionë rubli (260 mijë euro) të cilat sapo i kishte marrë. Por rrebeshi i papritur i parave shkaktoi bllokimin e rrugës, çka e lejoi burokratin t'i shmanget agjentëve të policisë. Por megjithatë arratisja zgjati pak, sepse pas pak kilometrash i dyshuari pësoi një aksident dhe u arrestua. Disa televizione vendase shfaqën imazhet e agjentëve të policisë ndërsa mblidhnin me durim kartëmonedhat e shpërndara në rrugën Varshavski Prospekt, në jug të Moskës. Prokuroria ka nisur një hetim për korrupsion, në të cilin përfshihet edhe shefi i fatkeqit. /e.v/
KOMENTE