English

Sport-Botëror/ Grupi H, Spanja Kualifikimi Në 90 Minuta

- Spanjë - Kili dhe Zvicër - Honduras janë përballjet që do të vendosin fatin e ekipeve në grupin H. Spanjollët rrezikojnë nëse nuk marrin tri pikët -. TIRANË, 25 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/ - Pas dy fitoreve në sfidat e para Kili ka mundësi të përfundojë i pari në grup dhe përballë Spanjës i mjafton vetëm një fitore. Por për kampionët e Europës në fuqi ky rezultat do të thotë eliminim, nëse Zvicra mund Hondurasin. Në situatën aktuale, Kili, Spanja dhe Zvicra janë plotësisht në lojë për të siguruar biletën e 1/8-ave. Gjithçka do të vendoset nga kombinimi i rezultateve të ndeshjeve që do të luhen sot në orën 20:30. Kili - Spanjë, formacionet e mundshme: Kili (4-3-3): Bravo; Isla, Medel, Ponce, Jara; Millar, Vidal, Valdivia; Sanchez, Suazo, Beausejour. Trajner: Bielsa Spanjë (4-3-3): Kasiljas; Sergio Ramos, Piqué, Puyol, Capdevilla; Busquets, Xavi, Xabi Alonso; Iniesta, Villa, Torres. Trajner: Del Bosque Zvicër - Honduras Zvicër (4-4-2): Benaglio; Liechtsteiner, Van Bergen, Huggel, Ziegler; Barnetta, Inler, Grichting, Fernandes; Frei, N'Kufo. Trajner: Hitzfeld Honduras (4-4-2): Valladares; Chavez, Figueroa, Izaguirre, Mendoza; Espinoza, W.Palacios, Guevara, Turcios, Suazo, Martin. Trajner: Rueda /a.ke/
KOMENTE