English

“The Culture Lobby” vjen në Tiranë

Tiranë, 25 qershor, NOA /Milena Selimi - Prej pak ditësh në Tiranë qëndron e hapur ekspozita e organizuar nga Ambasada britanike dhe British Council e një projekti të madh kulturor ballkanik.

Në të kanë qenë pjesëmarrës dhe dy artistë shqiptarë, Qylafi dhe Habazaj, kurse synimi i organizatorëve ka qenë një iniciativë për të ngritur një “arkiv aktiv” kushtuar kujtesës kulturore së të gjithë vendeve të Ballkanit.

Ekspozita, që është në mjediset e EU Info Center, deri në fund të muajit është pjesë e projektit Culture Lobby dhe bën pjesë në programin Creative Collaboration të Këshillit Britanik. Interesantja e këtij projekti ka qenë se vetë njerëzit e thjeshtë kanë dhënë këndvështrimin dhe perceptimin e tyre në lidhje me integrimin evropian.

Fotografitë dhe materialet audio, video në këtë faqe janë portrete kolektive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që presin të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Ato janë produkt i një projekti tre vjeçar bashkëpunimi të quajtur “Lobi-ngu Kulturor”.

Projekti ishte një iniciativë për të ngritur një “arkiv aktive”të kujtesës kulturore në: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni, Serbi dhe Kosovë gjatë këtij momenti tranzicioni, duke dokumentuar vizualisht dhe me zë atë ç’ka qytetarët mendojnë se do të ndryshojë ose zhduket kur vendi i tyre t’i bashkohet BE.

Ai u konceptua fillimisht nga artistët Kanadezë, Cindy Blaževiç and Pascal Paquette në vitin 2007,dhe u vu në jetë gjatë tre viteve në bashkëpunim me kuratoren e platformës së artit bashkohor KIOSK në Beograd, Milica Pekiç.

Me këtë rast, plot shtatë organizata arti nëpër Ballkanin Perëndimor bashkëpunuan intensivisht përgjatë vitit 2009 duke shkëmbyer artistë të ndryshëm lokal qëllimi të cilëve ishte të mblidhnin bashkë pamje subjektive të qyteteve,fshatrave e qytetarëve të rajonit. Të gjithëve iu drejtua një pyetje: Çfarë mendoni ju se do të ndryshojë ose zhduket në jetën tuaj të përditshme kur vendi do t’i bashkohet BE? P

ërgjigjet e mbledhura ishin vërtetë një barometer i çiltër i shqetësimeve, frikërave dhe aspiratave të qytetarëve të rajonit- të cilët nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre – kontribuan në krijimin e një historie alternative kulturore që është në vetvete një vepër arti, thuhet në citimin e organizatorëve.

m.s/NOA

KOMENTE