Tiranë, 25 Qershor NOA – “Sot zoti Rama në një gjendje të rëndë psikologjike, në kontrast me gëzimin e shqiptarëve, në vend të përshëndetjes për rezolutën e liberalizimit të vizave e quajti atë një katastrofë alarmante”.
Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat, deputetja demokrate, Ahrenca Trashani, sipas të cilës, “Edvin Rama dështoi në përpjekjen e tij, për të shtyrë vendimin e liberalizimit të vizave”.
“Në fakt, kjo ishte fiaskoja e fundit e turpshme e tij”, deklaroi ajo.
Duke shtuar se “askush nuk priste që ai të kishte kurajën që të bënte qoftë edhe me demek, se e përshëndet këtë vendim historik”.
“Njoftojmë zotin Rama se liderët e grupeve të djathta e të majta i kanë kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të fillojë punën për implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR për kodin elektoral”, tha ajo.
Duke përfunduar se “Rama nuk duhet t’i vendosë më në pozita qesharake dhe kundër interesave të popullit deputetët e PS-së”.
“Ftoj kolegët socialistë që të bashkohen me mazhorancën për t’i bërë përmirësime të tjera kodit elektoral”, deklaroi ajo.
n.e/NOA