English

Vatikan - Papa Bën Thirrje Për Paqe Në Lindjen E Mesme

VATIKAN, 25 qershor /ATSH-AFP/ - Papa Benedikti XVI kërkoi sot "paqe të qëndrueshme dhe bashkëjetesë të fortë" për popujt e Tokës së Shenjtë, të Irakut dhe Lindjes së Mesme në përgjithësi gjatë takimit në audiencë me pjesëmarrësit e një shoqate ndihme për Kishat lindore. "Lutemi që të gjithë popujt në Tokën e Shenjtë, në Irak dhe në Lindjen e Mesme të kenë një paqe të qëndrueshme dhe një bashkëjetesë të fortë. Ato lindin nga respektimi i të drejtave të njeriut, të familjeve, të komuniteteve dhe popujve dhe nga zhdukja e çdo diskriminimi fetar, kulturor ose social", deklaroi në frëngjisht Papa në fjalimin e tij të mbajtur në disa gjuhë. "I nxis vëllezërit dhe motrat në Lindjen e Mesme, të cilët kanë të njëjtën dhuratë të paçmueshme Pagëzimin, të vazhdojnë të kenë besim dhe, pavarësisht nga sakrificat e shumta, të qëndrojnë atje ku kanë lindur", u shpreh ai duke e hedhur fjalën tek vështirësitë e minoriteteve të krishtera në këtë rajon të botës. "Dëshiroj t'u bëj homazh të veçantë të krishterëve të cilët vuajnë nga dhuna për shkak të Ungjillit dhe i lutem për këtë Zotit. Mbështetem tek përgjegjësit e kombeve që ata të garantojnë në mënyrë reale, pa dallime kudo, shprehjen publike dhe komunitare të bindjeve fetare të secilit", shtoi Benedikti XVI pa u shprehur konkretisht për ndonjë vend. /I.Pu.
KOMENTE