English

Vlorë: Mot Me Vranësira Të Pakta E Kthjellime, Kushtet E Motit Drejt Përmirësimit

VLORË, 25 qershor/ATSH-H.Koçi/.-Prej ditës së djeshme situata meteorologjike në gjirin detar të Vlorës ka nisur të përmirësohet, gjë që do të reflektohet edhe në 24 orët në vazhdim. Gjatë ditës së sotme vranësirat do të vijnë duke u pakësuar, ndërkohë që vlerat e temperaturave do të shënojnë një rritje të lehtë. Po ashtu, ndryshimi i drejtimit të erës do të shoqërohet edhe me përmirësim të kushteve të lundrimit. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se sot era do të ndryshojë gradualisht drejtimin në kuadratin Veri-Veriperëndim, me shpejtësi nga 4-6 m/sek, deri në 8-10 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 25-27 gradë celcius dhe ato minimale në 15-17 gradë celcius. Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur. /s.s./
KOMENTE