English

Afganistan - Tre Ushtarë Të Nato-S Vdesin Nga Dy Shpërthime Në Jug Të Vendit

KABUL, 26 qershor /ATSH-AFP/ - Tre ushtarë të forcave ndërkombëtare të NATO-s mbetën të vdekur sot në dy shpërthime me bomba artizanale në jug të Afganistanit, njoftoi komanda e trupave në vend. Kombësia e ushtarëve nuk u bë publike nga komanda e NATO-s. Me 87 trupa të vrarë vetëm në 26 ditë, qershori konsiderohet muaji më i përgjakshëm gjatë tetë viteve e gjysmë të misionit të forcave ndërkombëtare në vend, ku dy të tretat përbëhen nga trupa amerikane. Vetëm të mërkurën, humbën jetën 10 trupa të ISAF, forcat e NATO-s, ndër të cilët dy amerikanë dhe pesë britanikë. Mesatarisht në ditë, tre në katër trupa të NATO-s kanë humbur jetën në Afganistan muajt e fundit./ /i.p/ a.jor.
KOMENTE