Tiranë, 26 qershor, NOA, Update – Krijimi i Bordit Ekonomik në Partinë Socialiste është në nismë që do të pasqyrojë realitetin ekonomik në vend, në momentin që institucionet qeveritare nuk japin shifrat reale.
Ky është qëndrimi që ka mbajtur sot deputeti i PS-së, Ilir Beqja në lidhje me krijimin e strukturës më të re në selinë rozë.
Bordi do të monitorojë gjithë zhvillimet ekonomike, ndërkohë që Beqaj është ndalur në atë që ai e cilësoi si abuzime të INSTAT.
“Qytetarët nuk duhet të mashtrohen për ekonominë e vendit të tyre “, ka deklaruar Beqja duke theksuar se institucioni i statistikave duhet të mbajë përgjegjësi për fshehjen e shifrave.
NOA