English

Bosnje - Ekspertët Paralajmërojnë Kundër Zhvendosjes Së Minave Nga Përmbytjet

BANJA LUKA, 26 qershor /ATSH-AFP/ - Ekspertët paralajmëruan kundër rrezikut që mund të përfshijë Bosnje-Hercegovinën nga minat anti-njeri që datojnë që nga lufta e viteve 90 për shkak të zhvendosjes së tyre si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë vendin këto ditët e fundit, njoftoi shtypi lokal. "Zonat më të rrezikshme janë shtretërit e lumenjve, veçanërisht në rajonin mes Derventas dhe Brodit", një zonë në veri të vendit që ka qenë teatër luftimesh gjatë luftës'', deklaroi një zyrtar i qendrës boshnjake të luftës kundër minave, Antun Sinkovic. "Problemi është se valët bartin çdo gjë që është në tokë duke përfshirë dhe minat. Këto mina mbeten diku dhe shpesh nuk mund të gjenden'', theksoi Sinkovic, cituar nga e përditshmja, Nezavisne Novine. Qendra e luftës kundër minave i kërkoi popullsisë të mos afrohet në shtretërit e lumenjve si dhe në zonat afër fushave të minuara kryesisht në zonat ku ka pasur shumë rrëshqitje toke./ /ec/
KOMENTE