English

Botërori 2010, ndeshjet sot në fazën e dytë

Johanesburg, 26 Qershor, NOA – Kampionati Botëror i Futbollit “Afrika e Jugut 2010” pasi ka mbyllur fazën e ndeshjeve eliminatore në grupe, sot hyn në fazën e dytë, atë të përballjeve mes 16 ekipeve fituese prej tyre, nga të cilat do të dalin edhe ato kualifikuese për në çerek-finale.

Mes këtyre ndeshjeve të pritshme, përballja e nesërme Gjermani-Angli po trumbetohet si një finale e parakohshme dhe po pritet me kërshëri nga të gjithë tifozët.

FIFA ia ka besuar gjykimin e saj gjyqtarit uruguajan Larrionda, një prej më të mirëve në këtë edicion të Kupës së Botës, por që në ndeshjen Serbi-Australi u bë protagonist duke mos dhënë një penallti për serbët në minutat e fundit.

Ndërkaq, Uruguai do ta hapë fazën eleminatore në Port Elizabeth i cili përfundoi i pari në grupin A kundër Koresë së Jugut, e cila zuri vendin e dytë në grupin B.

Të gjitha ndeshjet e raundit të dytë duhet të kenë një fitues, kështu që nëse ndeshjet janë barazim gjatë 90 minutave lojë dhe shtesës, atëherë fituesi do të dalë nga penalltitë.

Ndërkaq, ndeshja e dytë sot përfshin edhe ekipin amerikan, fitues në grupin C kundër Ganës, e dyta në grupin D.

Një ndeshje tjetër interesante ka për të qenë edhe ajo mes Argjentinës dhe Meksikës.

n.e/NOA

KOMENTE