Tiranë, 26 Qershor NOA Update – “Na dëgjoni, kur flasim për krizën ekonomike aktuale se do të jetë shumë vonë pas 2-5 vjetësh kur të kërkojmë të reagojmë ndaj saj”.
Ky ka qenë apeli i bërë nga ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, i emëruar në krye të Bordit Ekonomik të Partisë Socialiste dhe i prezantuar ditën e sotme në një tryezë publike të posaçme.
“Nuk ma më monopole, por mega-monopol. Qeveria nuk ka më korrupsion, por kapje shteti”, e ka komentuar situatën aktuale në të cilën gjendet vendi, ish-kreu i Bankës së Shqipërisë.
E duke folur për institucionin që ka drejtuar nën qeverisjen socialiste, Cani tha se “Banka e Shqipërisë bën pirueta, një herë thotë disa shifra, e një herë deklaron të tjera”.
“Ajo bën pirueta edhe me shifrat e borxhit, pasi nuk jep shifrat reale të deficitit buxhetor”, tha Cani ndër të tjera në fjalën e tij.
Më pas, ka shtuar se sa i përket rritjes ekonomike “kemi dëgjuar shifra nga 9-6 dhe deri në 3 përqind, po asnjëra prej tyre nuk është e vërtetë”.
“Ndërsa sa i përket sistemit bankar, duhet thënë se kreditë e parregullta të tij janë rritur me tre herë”, vuri në dukje kryetari i Bordit Ekonomik të Partisë Socialiste.
Në fund, ai ka parashtruar se zgjidhja e krizës ekonomike aktuale mbetet transparenca e vërtetë e shifrave dhe liberalizimi real i tregut në vend.
n.e/NOA