English

Durres: Defekt Ne Motovedeten Ushtarake, Mbetet Ne Cektine

DURRES, 26 qershor/ATSH-Gezim Kabashi/. - Nje anije e forcave tona detare eshte bllokuar ne cektinen perballe Durresit, ndersa ka nisur puna per te normalizuar situaten. Burime zyrtare nga Flotilja Detare e Veriut me qender ne Durres, bene te ditur per ATSH-ne se motovedeta e Rojes Bregdetare R 124 eshte bllokuar rreth 0.5 milje perballe plazhit te Currilave, pas nje defekti ne pjesen metalike te bashit. Burimet shtuan se motovedeta me nje efektiv prej 6 vetesh, po kthehej nga porti i Durresit drejt bazes ushtarake te Kepit te Palit, kur ne pjesen metalike te anijes per aresye ende te panjohura, ka nisur te futet uje. Tashme ne vendngjarje kane mberritur rimorkiatore ushtarake dhe civile, te cilet po punojne per normalizimin e situates. /a.ke/
KOMENTE