Durres: Mot I Qendrueshem Dhe Kushte Te Mira Detare
E
DURRES, 26 qershor /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Situata metereologjike në rajonin detar të Durrësit është përmiresuar ndjeshëm. Moti i qëndrueshëm dhe kushtet e favorshme detare do të karakterizojnë gjatë fundjavës kohën në këtë zonë, bënë të ditur burime zyrtare nga kapiteneria e portit.
Temperaturat e ajrit vazhdojnë të jenë të ulta krahasuar me mesataren stinore për shkak të masave të ftohta ajrore verilindore. Sipas të njejtave burime, tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur në radën e portit dhe po ankorohen njeri pas tjetrit në kalata. Një grup prej 25 motopeshkatoresh janë nisur në gjueti në zonën detare nga grykëderdhja e Semanit në jug deri në atë të Bunës në veri.
Lundrimet e motopeshkatoreve gjatë javës së fundit janë ndërprerë vetëm për shkak të detit të trazuar në ditë të veçanta të saj, ndërsa përpunimi i anijeve tregtare me mallra dhe kontejnerë sot ka nisur që në orët e para të mëngjesit, thane burimet. /a.ke/