Ekon - Kanada - G8: Rimëmbja Ekonomike Akoma E Brishtë
HUNSTSVILLE (Kanada), 26 qershor /ATSH-AFP/ - Drejtuesit e G8-s konstatuan sot se rimëkëmbja ekonomike është akoma e brishtë dhe se kriza ka penguar arritjen e disa prej Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, sipas komunikatës përfundimtare.
"Samiti ynë i përvitshëm zhvillohet në një moment ku bota po përballet me fillimin e një rimëkëmbjeje ekonomike të brishtë pasi kaloi krizën më të rëndë ekonomike që prej disa gjeneratash'', theksuan drejtuesit e tetë vendeve më të industrializuara të mbledhur në Huntsville.
"Përsa i përket zhvillimit, dhjetra angazhime konkrete dhe përpjekjesh me partnerët tanë kanë mundësuar përparim të ndjeshëm drejt realizimit të Objektivave të Mijëvjeçarit për Zhvillimin (OMD)", konstatuan ata.
Në një raport të publikuar para disa ditësh nga OKB thuhet se kriza ekonomike ka shkaktuar shumë dëme por ndikimi i saj nuk kërcënon realizimin e Objektivave të Mijëvjeçarit duke përfshirë dhe reduktimin e varfërisë ekstreme në botë./
/ec/