English

Ekon - Kanada - Vendet E G8-S Kundër Vendosjes Së Taksës Bankare

HUNTSVILLE (Kanada), 26 qershor /ATSH-AFP/ - Vendet e G8-s u shprehën kundër vendosjes së një takse bankare pasi çdo vend mbetet i lirë ta vendosë ose jo, theksoi sot një zyrtar i lartë gjatë samitit. "Nuk u arrit asnjë marrëveshjepër një taksë bankare globale'', deklaroi në një konferencë shtypi Len Edwards, negociatori kryesor kanadez i G8-s. ''Megjithatë është e qartë se çdo vend mbetet i lirë të procedojë ashtu si dëshiron si Franca, Gjermania apo Britania e Madhe që mbështesin vendosjen e një takse të tillë. ''Sot në mbrëmje gjatë fillimit të samitit të G20-s në Toronto çdo lider do të ketë mundësinë të japë pikëpamjet e tij'', theksoi Dimitri Soulas, zëdhënësi i kryeministrit kanadez, Stephen Harper./ /ec/
KOMENTE