Filipine - Rreth 900 Të Burgosur Kërcejnë Në Kujtim Të Michael Jackson
CEBU (Filipine), 26 qershor /ATSH-AFP/ - Rreth 900 të ndaluar në një burg në Filipine, që u bënë të njohur për kërcimin e këngëve të Michael Jackson, performuan sot për publikun në kujtim të mbretit të popit me rastin e një vjetorit të vdekjes.
Rreth 500 turistë të huaj dhe personalitete vendore u mblodhën në ishullin Cebu për të parë kërcimet e të ndaluarve të burgut të sigurisë së lartë të këngëve më të sukseshme të këngëtarit.
"Kjo do të shërbejë si shembull për qendrat e tjera të ndalimit në vend. Gjithashtu kjo ishte një ditë ndryshe për të ndaluarit'', theksoi gjyqtarja, Geraldine Faith Econg, e cila kishte dërguar një delegacion gjykatësish për të marrë pjesë në spektakël.
Të burgosurit të veshur me bluza të zeza që mbanin shkrimin "Ky është ai'' dhe që drejtoheshin nga një kërcimtar i veshur si Michael Jackson, kërcyen këngët më të njohura të mbretit të popit mes të cilave "Thriller", "Ben" dhe "They Don''t Really Care About Us", para se të performonin këngën e famshme "Billie Jean", e njohur botërisht./
/ec/