English

G 8: Post-kriza, të nisë dhënia e fondeve për programe stimuluese

Toronto, 26 Qershor NOA - Liderët e grupit G 8 në një takim të zhvilluar në Toronto të Kanadasë, kanë diskutuar sesi duhet të zhvillohet lëvizja e ripërtëritjes së ndjeshme ekonomike tani që efektet e krizës globale duket sikur janë zbutur.

Për këtë, mësohet se ata kanë rënë dakord me faktin se qeveritë duhet të fokusohen në dhënien e fondeve për programe stimuluese, ndërsa më vonë të merren me çështjen e financave publike.

Grupi G 8, po ashtu, ka premtuar 5 miliardë dollarë për luftimin e sëmundjeve të nënave dhe fëmijëve.

Ndërkaq, po në Toronto të Kanadasë do të zhvillohet sot edhe takimi tjetër, ai i grupit G-20, ku përfshihen edhe fuqitë ekonomike në rritje, India, Kina dhe Brazili.

n.e/NOA

KOMENTE