G8 - Rusia Kërkon Të Përmirësojë Marrëdhëniet Me Britaninë E Madhe
HUNTSVILE (Kanada), 26 qershor /ATSH-AFP/ - Rusia është e gatshme për "ndryshime" për të përmirësuar marrëdhëniet me Britaninë e Madhe, u shpreh dje në Huntsville të Kanadasë presidenti rus Dmitri Medvedev.
"Ramë dakord që disa ndryshime duhet të ndodhin në marrëdhëniet tona", deklaroi Medvedev në përfudim të një takimi në kuadrin e G8-s me kryeministrin britanik David Cameron.
"Jemi të vendosur që ato të bëhen më të frytshme dhe më intensive", shtoi ai ndërkohë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë acaruar vitet e fundit nga disa incidente, veçanërisht nga vrasja në Londër e ish-spiunit rus Aleksandër Litvinenko në vitin 2006.
Ndërsa Cameron u angazhua t'i vendosë marrëdhëniet britaniko-ruse "mbi baza të reja".
/I.Pu.