Indi - Arrin Në 24 Numri I Viktimave Nga Aksidenti Automobilistik
PATNA, 26 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën 24 persona mbetën të vdekur dhe 20 të plagosur, në gjendje shumë të rëndë, nga përplasja e një autobusi me një kamion, në një rajon lindor të Indisë, njoftuan sot burime policore indiane.
India ka numrin më të madh të viktimave nga aksidentet automobilistike në botë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Aksidentet janë shumë të shpeshta për shkak të shpejtësisë, gjendjes së keqe të rrugëve dhe të automjeteve./
a.jor.