Uashington, 26 Qershor, NOA – Ish- presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dick Cheney, është shtruar sërish në spital, pas shqetësimeve që ka rishfaqur me funksionimin e zemrës.
Lajmi është bërë me dije nga një zëdhënës i tij, i cili deklaroi se ish-numri dy i SHBA-ve është shtruar në spital pasi nuk ndihej mirë.
Cheney njihet për problemet e tij të hershme me zemrën dhe tani gjendet i shtruar në spitalin “George Uashington” për të bërë disa analiza, ndërsa është konfirmuar se ai do të qëndrojë në spital për disa ditë.
Ish-nënpresidenti amerikan ka kaluar pesë goditje në zemër, ku e para është shënuar për herë të parë në vitin 1978 kur ai ishte vetëm 37 vjeç, ndërsa goditjen e fundit në zemër e kaloi shkurtin e kaluar.
n.e/NOA