Uashington, 26 qershor, NOA - Ish zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, Dik Çejni, është shtruar në spital pasi nuk është ndjerë mirë.
Një zëdhënës i ish numrit dy të Shtëpisë së Bardhë tha se Çejni do të qëndrojë në një spital në Uashington gjatë kësaj fundjave për kontrollin e gjendjes së tij shëndetësore.
Ish zëvendës presidenti, Dik Çejni, 69 vjeçar, ka një histori të gjatë të sëmundjes së zemrës.
Ai është një prej zërave më kritik të politikës që presidentit Obama që nga marrja e detyrës.
NOA