English

Kakavije: Arrestohet Inspektori I Policisë, Dhunoi Emigrantin, Përvetëson 500 Euro

KAKAVIJE, 26 Qershor /ATSH-Telnis Skuqi/ - Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Policisë (SHKB) ka arrestuar sot një inspektor të policisë kufitare për shpërdorim detyre dhe kryerje së veprimeve arbritare. Gentian Mullaj, zëdhënës i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, pohoi për ATSH-në, se "K.B., nga Gjirokastra, me detyrë operator në stacionin kufitar të Kakavijes, dyshohet se ka përvetësuar një shumë prej 500 euro, si dhe ka ushtruar dhune ndaj një emigranti nga Berati". Sipas tij, SHKB-ja filloi menjëherë hetimet pas denoncimit të shtetasit të dhunuar. Ky është rasti i tretë brenda vitit që policia e Gjirokastrës arreston funksionarë shtetërorë. Rreth dy muaj më parë, Policia e Gjirokastrës ndaloi në flagrancë dy punonjës të policisë kufitare në Kakavije, të cilët gjatë ushtrimit të detyrës vendosnin vula hyrje në pasaporta pa praninë e shtetasve./ch/
KOMENTE