Kanadaja Kërkon Nga G8-A Dënim Të Ashpër Të Sulmit Ndaj Anijes Ushtarake Koreanojugore
HUNTSVILLE, 26 qershor /ATSH-AFP/ - Kanadaja, organizatorja e samitit të G8-s, kërkon që grupi i vendeve më të industrializuara të japë një dënim të ashpër për Phenianin pas sulmit me silur, të mohuar nga Koreja e Veriut, kundër një anijeje ushtarake koreanojugore, njoftoi sot zëdhënësi i kryeministrit kanadez, Stephen Harper.
"Opinioni i Kanadasë është se duhet një vendim dënues i ashpër lidhur me sulmin koreanoverior dhe se duhet t'i bëjmë të qartë me një qëndrim të ashpër se nuk mund të lejohet të ndodhin sulme të tilla në të ardhmen", deklaroi zëdhënësi Dimitri Sudas, gjatë një konference për shtyp.
Koreja e Jugut e shfaqi hapur irritimin e saj dhe kërkoi masa nga Këshilli i Sigurimit i
OKB-së lidhur me çështjen e incidentit, ndër më të rëndët që prej armëpushimit.
SHBA-ja e paralajmëroi dje Korenë e Veriut ndaj "veprimeve që mund të thellojnë tensionet" në gadishull, pas disa spekulimeve për lëshim raketash me rreze të shkurtër veprimi./
/i.p/ a.jor.