English

Korçë: Drama "Pigmalioni", Interpretim Në Shqip Dhe Rusisht

KORÇË, 26 qershor /ATSH-Behar Fejzulla/ - Drama "Pigmalioni" e Xhorxh Bernard Shout do të interpretohet në shqip dhe rusisht nga aktori korçar dhe regjisori i njohur Dhimitër Orgocka dhe aktorja ruse Natasha Kuzmjecova, në "Kamerini- teatër", Vollogda, Rusi. Ky bashkëpunim do të realizohet në kuadër të një marrveshjeje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Shqipëri dhe Ambasadës Ruse në Tiranë. Sipas regjisorit Dhimitër Orgocka, drama përcjell mesashe të paqes e dashurisë për njerëzit e thjeshtë dhe është kundër urrejtjes dhe dallimeve klasore. Drama do të interpretohet në dy gjuhë, shqip dhe rusisht nga të dy aktorët që kanë rolet kryesore dhe të tjerët dhe do të shfaqet në disa qytete të Shqipërisë dhe Rusisë, së shpejti. Regjisori Dhimitër Orgocka ka vënë në skenë 104 premiera, në teatrin e Korçës, të Elbasanit, Fierit, Prishtinës, Shkupit dhe Manastirit. Sukses të jashtëzakonshëm ai ka patur si regjisor i premierave "Nata e 12-të", "Otello", "Kopraci", "Zonja nga qyteti", etj. Si aktor, ai numëron mbi 82 role dhe është mirëpritur jo vetëm në skenat e teatrove shqiptare, por edhe në skenat e mjaft teatrove në vendet ballkanike dhe në Poloni, Ukrahinë dhe Rusi. Dhimitër Orgocka, është drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës, që zhvillohet në qytetin e Korçës prej pesë vjetësh, një veprimtari kjo mbreslënëse për publikun korçar, por edhe e rëndësishme për promovimin dhe zhvillimin e turizmit kulturor./ch/
KOMENTE